×
  • Sport
  • Sport

    Suarez tregon arsyen pse zgjodhi Atletico Madridin

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 12:47

    Luis Suarez iu bashkua Atletico Madridit pas 6 viteve të kaluara te Barcelona


    Sulmuesi uruguaian ishte kërkuar edhe nga Juventusi, por një transferim i tillë nuk ndodhi, shkaku se futbollisti kishte problem që të pajisej me pasaportë italiane, shkruan Reporteri.net

    Suarez tani nga sezoni i ri do të luajë me fanellën e Atletico Madridit, derisa ka treguar arsyet pse zgjodhi skuadrën e Simeones.

    “Motivimi për të luajtur për një klub të madh spanjoll më shtyu të marr këtë vendim, Atletico është një prej tyre. Kanë lojtarë shumë të mirë dhe luftojnë gjithmonë për të qenë në krye të renditjes.” ka thënë Suarez.

    “Godin dhe Griezmann më thanë vetëm gjëra pozitive për Atleticon, ata kanë shkruar emrin e tyre në historinë e këtij klubi. Më ndihmuan me gjithçka që kisha nevojë në Madrid dhe u jam shumë mirënjohës,”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!