×
  • Sport
  • Sport

    Sulmuesi i Kosovës, Andi Zeqiri kalon te klubi i njohur i Serie A

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 9:04

    Futbollisti që do ta përfaqësojë Kosovën në të ardhmen e afërt, Andi Zeqiri, do të largohet nga klubi zvicrean Lausannen.


    21 vjeçari i lindur në Lausanne të Zvicrës do të largohet nga klubi me të cilin ka edhe një vit kontratë në drejtim të Series A, raportojnë mediat italiane.

    Fjala është për klubin e Parmas, klub ky i cili besohet se ka paguar rreth tre milionë euro për kartonin e lojtarit.

    Ndërkohë Andi Zeqiri përveç ndryshimit të klubit, është në pritje edhe të ndryshimt të kombëtares ku pritet t’i bashkohet Kosovës A për ndeshjet e tetorit nëse këtë lëvizje e konfirmon FIFA në ditët në vazhdim.

    Kujtojmë që Zeqiri ka pranuar kombëtaren e Kosovës ndonëse është paraqitur për të gjitha grupmoshat helvete, përfshirë këtu edhe kombëtaren U21 me të cilën ka 9 gola në 9 paraqitje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!