×
  • Sport
  • Sport

    Sulmuesi shqiptar i Juventusit kthehet pas 146 ditëve

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 10:02

    Giacomo Vrioni ka lënë prapa dëmtimin e rëndë.


    Ai është kthyer të luajë në një ndeshje zyrtare pas plot 146 ditëve.

    Sulmuesi i Kombëtares shqiptare më në fund ka lënë pas dëmtimin dhe zbriti në fushë për Juventus U23 ditën e djeshme ndaj Olbia.

    Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 77’, për herë të parë që prej nëntorit kur pësoi dëmtimin e rëndë në një nga seancat stërvitore me ekipin e parë.

    22-vjeçari pësoi një frakturë në këmbën e djathtë dhe iu desh patjetër të operohej.

    Pas një faze rikuperimi të gjatë, Vrioni është kthyer dhe është gati për sprintin final të sezonit.

    Andrea Pirlo ia ka dhënë shansin që të debutojë me ekipin e parë, Vrioni shpreson të ketë një tjetër mundësi në pjesën e mbetur të sezonit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!