×
  • Sport
  • Sport

    Superliga e Kosovës vazhdon në mesjavë

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 12:35

    Elita e futbollit kosovar do të vazhdoj të luaj edhe në mesjavë, ku është e paraparë të zhvillohet xhiroja e 14-të.


    Do të kemi ndeshje në tri ditë radhazi, të martën dy, të mërkurën dy tjera dhe të enjten një.

    Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në Gjilan, ku kampioni në fuqi i Kosovës, Drita do të mirëpres Feronikelin.

    Të martën luhet edhe ndeshja tjetër mes Arbërisë dhe Gjilanit.

    Ndeshje e zjarrtë pritet të zhvillohet edhe të mërkurën në Podujevë, ku Llapi është nikoqir i Prishtinës.

    Po këtë ditë në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë luhet ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Besës.

    Ndërkohë ndeshja e fundit e kësaj xhiro do të zhvillohet ditën e enjte mes Drenicës dhe Ballkanit.

    Superliga e Kosovës

    E marte

    13:00 Drita – Feronikeli
    13:00 Arbëria – Gjilani

    E mërkure

    13:00 Llapi – Prishtina
    13:00 Trepça ’89 – Besa

    E enjte

    13:00 Drenica – Ballkani

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!