×
  • Sport
  • Sport

    Superliga vazhdon me dy sfida interesante, “nxehtë” në kryeqytet

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 11:11

    Superliga e Kosovës vazhdon javën e 23-të me dy ndeshje tejet interesante që do të zhvillohen sot në Prishtinë dhe Gjilan.


    Vëmendja kryesore pritet të zhvendoset në “Fadil Vokrri”, ku Prishtina do të jetë mikëpritëse e Llapit.

    Të dy skuadrat kanë një ecuri pozitive në sezonin pranveror dhe ndeshja do të jetë e luftuar për të marrë në fund tre pikët.

    Dy ndeshjet e para këtë edicion mes dy ekipeve kanë përfunduar (0-0) në kryeqytet dhe (0-2) në Podujevë për Prishtinën.

    Gjyqtari gjilanas, Mervan Bejtuallahu do ta drejtojë këtë derbi rajonal në kryeqytet.

    Ndërsa, Gjilani në stadiumin me ‘bari sintetik’ mirëpret Arbërinë. Ecuria e dy skuadrave nuk është edhe aq e mirë në këtë gjysmë-sezon, e sot (e shtune) pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë për të marrë pikët maksimale.

    Superliga – XXIII

    E shtune – 13:00

    Prishtina – Llapi

    (Gjyqtarë: M. Bejtullahu, E. Bicaj, F. Jashari, E. Zasella)

    Gjilani – Arbëria

    (Gjyqtarë: A. Shala, L. Muhadri, A. Bullatovci, A. Halilaj)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!