×
  • Sport
  • Sport

    Talenti i boksit, Krenar Zeneli ëndërron Olimpiadën

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 16:08

    Talenti vlonjat Krenar Zeneli pas shumë duelsh në boksin amator tani ka fituar statusin e profesionist.


    Ai mban titullin e kampionit kombëtar në peshën 60 kg ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë edhe në aktivitetet ndërkombëtare.

    Në intervistën për RTV Ora, ai tregon sesi ka nisur rrugëtimi i tij, fillimisht si një traditë familjare e trashëguar ndër breza nga babai dhe xhaxhai i tij Gëzim Zeneli.

    Më pas rivaliteti në ring vazhdoi mes dy kushërinjve, Krenarit dhe Rexhildo Zenelit edhe ai kampion boksi, në peshën 63 kg tashmë i larguar drejt Gjermanisë ku ushtron pasionin e tij.

    Zeneli: Tani kemi marrë statusin në boksin profesionist dhe kemi nisur një rrugëtim të ri. Kam fituar çdo aktivitet, plot 12 vite me 12 tituj kampion kombëtar. Rezultati më i lartë që kam pasur në boksin amator është në lojrat e Mesdheut në Taragona ku mora medaljen e argjendit.

    Në Kampionatin Europian “Londër 2020” i planifikuar në mars dhe i lënë në mes nga pandemia covid19, Zeneli mposhti me pikë moldavin Dorin Bucsa dhe ishte shumë afër kualifikimit në Lojerat Olimpike “Tokyo 2020”, por për fatin e tij të keq kompeticioni u anulua.

    Zeneli: Finalja më e madhe janë Lojrat Olimpike, thjesht pjesëmarrja. Në këtë aktivitet kishim kualifikues. I fituam ndeshjet e para por aktiviteti u ndërpre për shkak të pandemisë dhe u bllokua çdo gjë.

    Zeneli ndihet pa shpresë për ushtrimin e boksit në Shqipëri duke thënë se e vetmja mbështetje për të kanë qënë dietat nga bashkia vlore.

    Ai pranoi se ka patur disa kërkesa nga shtete e tjera, por i shpreh besnikëri flamurit shqiptar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!