×
  • Sport
  • Sport

    Talenti shqiptar nënshkruan kontratë profesionale me Fulhamin

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 11:17

    Adrion Pajaziti ka nënshkruar kontratë profesionale me Fulhamin


    17 vjeçari ka nënshkruar kontratë me Fulhamin valide deri më 2022, derisa ka qenë pjesë e klubit londinez që nga fëmijëria, shkruan Reporteri.net

    “Jam shumë i lumtur. Jam pjesë e Fulhamit që shtatë vjet, pra kam kaluar nëpër grupmosha të ndryshme dhe jam i lumtur që tani kam nënshkruar kontratë profesionale,” ka thënë Pajaziti.

    “Kjo tregon se unë po përparoj mirë si lojtar dhe klubi ka besim në mua,”.

    Pajaziti shpreson se do të luajë më shpesh me ekipin U-23 të Fulhamit, derisa ai ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kombëtares U-19 të Shqipërisë në dy ndeshje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!