×
  • Sport
  • Sport

    Të burgosurit në lot pasi u largua Ronaldinho, por braziliani u premtoi diçka të madhe atyre

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 10:21

    Ronaldinho u gëzua tej mase, pak ditë më parë, kur gjykata pranoi kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie (është akomoduar në hotelin luksoz, Palmaroga), por ka lënë të trishtuar të burgosurit e shumtë në burgun “VIP” të kryeqytetit Asuncion (Paraguai), të cilët nuk ishin mësuar me praninë e një personazhi të tillë të dashur për kaq shumë kohë. Të burgosurit nuk u mbajtën dot lotët dhe organizuan një “barbecue” të papritur për lirimin e legjendës së futbollit brazilian.


    Ish-“ylli” i Barcelonës, 40 vjeç, dhe vëllai i tij, Roberto, u lejuan të linin qelitë e tyre në kryeqytetin e Paraguait Asuncion, pasi u arrestuan për hyrjen në vend me dokumente false. Ronnie pagoi më shumë se një milionë euro si garanci për të dalë nga burgu e tashmë është në pritje të përfundimit të hetimeve dhe nisjes së gjyqit.

    Sipas “ESPN Brasil”, kur Ronaldinho dhe Roberto dëgjuan verdiktin e daljes nga burgu, ata menjëherë u drejtuan ambientet e izolimit për t’u ndarë me të burgosurit e tjerë. Ata u surprizuan kur gjetën të shtruar një “barbecue”, por premtuan se kur gjithçka të përfundonte, para se të iknin në Brazil, do t’i vizitonin sërish të dënuarit, madje do të organizojnë edhe një drekë të këndshme.

    Në fakt, “barbecue” me rastin e daljes së tij nga burgu nuk ishte surpriza e parë që të burgosurit kishin organizuar për fituesin e Kupës së Botës në vitin 2002. Ata gjithashtu porositën një tortë të këndshme me rastin e 40-vjetorit të Ronnit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!