×
  • Sport
  • Sport

    Të gjithë po flasin për bisedën që kishin zhvilluar Kobe Bryant me Ronaldinhon

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 17:12

    Kobe Bryant kishte shoqëri të mirë me shumë futbollistë të njohur, në mesin e tyre edhe me të madhin, Ronaldinhon


    Në një intervistë që ka zhvilluar në të kaluarën legjenda e basketbollit ka treguar se çfarë kishte biseduar me Ronaldinhon, shkruan Reporteri.net

    Kjo video është bërë virale tani në rrjetet sociale, pasi ditë më parë në mënyrë tragjike, Kobe Bryant u nda nga jeta pas një aksidenti me helikopterin e tij.

    Image result for kobe bryant ronaldinho messi"Në këtë intervistë Kobe kishte treguar se çfarë i kishte thënë Ronaldinho atij për Leo Messin, i cili atëherë ishte vetëm 17 vjeçar.

    “Do t’ju tregoj një histori. Shumë kohë më parë, Barcelona erdhi në Los Angeles”, tha dikur Bryant.

    “Ronaldinho, i cili ishte një mik i mirë, unë po bisedoja me të dhe ai më tha: ‘Kobe, shiko unë do të të prezantoj me djalin që do të jetë lojtari më i madh i të gjitha kohërave”.

    Legjenda e LA Lakers vazhdoi duke thënë se ai besonte se Ronaldinho ishte më i miri, por braziliani i tha që një lojtar i quajtur Messi do të merrte kurorën e tij në të ardhmen e afërt.

    “Unë i thashë: “Ti çfarë? Ti je më i miri”. Por ai tha: “Jo, jo. Ky djalë këtu do të jetë më i miri”. Dhe ai djalë ishte Lionel Messi, i cili ishte vetëm 17 vjeç”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!