Të gjithë po flasin për këto lëvizje të Vojvodës

Mërgim Vojvoda kishte mbrëmë paraqitje fantastike në fitoren e Kosovës ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.


Mbrojtësi i krahut kishte dija lëvizje të mrekullueshme ndaj malazezëve që elektrizuan tifozët në stadiumin ‘Fadil Vorri’.

Vojvoda filloi të driblonte nga krahu dhe kishte mundësinë të harkonte në zonën e Malit të Zi, mirëpo përballë e kishte një lojtarë kundërshtar.

Lojtari malazezë fillimisht mendoi se mbrojtësi i Përfaqësueses tonë po harkonte në zonë, por ajo doli të jetë një lëvizje mashtruese e lojtarit tonë.

Vojvoda më pas pasoi te Florent Hadërgjonaj, derisa pranoi duartrokitje nga Dardanët për ato lëvizje të bukura.

Anglia aktualisht janë lider të Grupit A me 15 pikë, Çekia me 12, tanët me 11, Mali i Zi dhe Bullgaria me tri sosh.