×
  • Sport
  • Sport

    “Të pabesët nuk i duhen Kosovës”, Dardanët e shpallin person ‘NON GRATA’ futbollistin Andi Zeqiri

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 11:36

    Grupi i tifozëve të Kombëtares së Kosovës në futboll, ‘Dardanët’, kanë shpallur person të padëshiruar, futbollistin Andi Zeqiri, i cili vitin e kaluar ishte lojtar i Kosovës.


    Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Dardanët kanë thënë se Zeqiri mashtroi jo vetëm FFK-në, por edhe tifozët dhe mbarë popullin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    “Mashtrimet nuk tolerohen. Ai i Andit nuk ishte vetëm mashtrim ndaj federatës, por edhe ndaj tifozëve dhe mbarë popullit në Kosovë. Si i tillë mori përmasa edhe më të rënda. Ofendoi shumë keq të gjithë ata që u përpoqën ta afronin te Kosova. “, thuhet në postim.

    Dardanët made e quajnë Zeqirin edhe të pabesë dhe gërmadhë mbeturinash, duke thënë se të pabesët nuk i duhen Kosovës.

    “Të pabesët nuk i duhen Kosovës. Nuk u janë dashur shqiptarëve. Vetëm se, ta kesh të qartë një gjë: për Dardanët je i padëshiruar – NON GRATA.  Kënaqu në alpet zvicrane, por mos u mundo asnjëherë të identifikohesh me shqiptarët dhe Kosovën, sepse atë mundësi për t’u identifikuar si i tillë e hodhe në kosh të plehrave. Kurse për neve ti je vetëm një gërmallë mbeturinash. Nuk e meriton asnjë respekt!”, thuhet tutje në njoftimin e Dardanëve.

    “Prandaj për ne Dardanët je i shpallur NON GRATA!”, përfundon postimi.

    Kujtojmë se Andi Zeqiri, ani pse ishte përfolur se do të jetë pjesë e Kombëtarës së Kosovës, tani edhe zyrtarisht do të luajë për Përfaqësuesen e Zvicrës në të ardhmen, pasi që dje është grumbulluar me skuadrën për kampionatin evropian ‘EURO 2020”.

    Postimi i plotë:

    Mashtrimet nuk tolerohen. Ai i Andit nuk ishte vetëm mashtrim ndaj federatës, por edhe ndaj tifozëve dhe mbarë popullit në Kosovë. Si i tillë mori përmasa edhe më të rënda. Ofendoi shumë keq të gjithë ata që u përpoqën ta afronin te Kosova.

    Tani, ky zotriu i veshur me sedër të huaj, atë zvicrane, le të na tregojë se çka e motivoi për ta bërë këtë tradhëti? Çfarë i bëri Kosova që t’ia linte këtë njollë të zezë? Çka i kishim borxh ne tifozët që ai të na përgjigjej me atë sjellje perverse?

    Nënshkruajti mbi dokument se do t’i bashkohej kombëtarës kosovare, pastaj si skuth i pabesë në pabesi shkoi te Zvicra.

    Të pabesët nuk i duhen Kosovës. Nuk u janë dashur shqiptarëve. Vetëm se, ta kesh të qartë një gjë: për Dardanët je i padëshiruar – NON GRATA.

    Kënaqu në alpet zvicrane, por mos u mundo asnjëherë të identifikohesh me shqiptarët dhe Kosovën, sepse atë mundësi për t’u identifikuar si i tillë e hodhe në kosh të plehrave.

    Kurse për neve ti je vetëm një gërmallë mbeturinash. Nuk e meriton asnjë respekt!

    Dy vite duke sorrollitur njerëz, duke i gënjyer dhe vendosur në pozita të padobishme.

    Prandaj për ne Dardanët je i shpallur NON GRATA!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!