×
  • Sport
  • Sport

    Të premten 32 skuadra kosovare mësojnë kundërshtarët në Kupën e Kosovës

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 15:16

    Përveç Superligës së Kosovës në futboll, këtë sezon interesant pritet të jetë edhe lufta për ta fituar Kupën e Kosovës.


    Tashmë bëhet e ditur që ditën e premte në ora 13:00 do të ngrehet shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës.

    Në short janë ekipet nga Superliga, Liga e Parë dhe dy ekipe të Ligës së Dytë, gjithsejtë 32 skuadra do të jenë pjesë e shortit.

    Kujtojmë që vitin e kaluar Kupën e Kosovës e ka fituar skuadra kryeqytetase, Prishtina, e cila e kishte mposhtur Ballkanin.

    Vlen të theksohet se fituesi i Kupës së Kosovës do të marrë pjesë në Ligën e Evropës për edicionin e ardhshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!