
Karim Benzema do t’i mungojë sonte Real Madridit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga, kundër Sevillas, që do të zhvillohet nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”.
Klubi nga kryeqyteti spanjoll ka njoftuar se pas analizave të bëra nga mjekët, është konstatuar se 34-vjeçari ka lodhje muskulore.
Parte médico de Benzema.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 22, 2022
Real Madridi nuk ka konfirmuar ende nëse Benzema do të jetë i gatshëm apo jo.
Por, sipas gazetës spanjolle “Marca”, sulmuesi francez nuk do të luajë sonte.
Madje, ai thuhet se është në dyshim edhe për ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve, kundër Leipzigut.