×
  • Sport
  • Sport

    Telefonata emocionuese e Furyt me babanë e vet, pas triumfit ndaj Wilderit

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 14:04

    Tyson Fury ndau një moment prekës me babanë e vet, John Fury, menjëherë pasi e rrahu Deontay Wilderin duke bërë një paraqitje drithëruese për ta fituar titullin e botës në kategorinë e rëndë në WBC, të shtunën në Las Vegas.


    Boksieri britanik bëri një paraqitje madhështore në MGM Grand Arena, duke e shkatërruar plotësisht kundërshtarin e vet amerikan, aq brutalisht saqë ekipi i tij u detyrua ta hedhë peshqirin në ring për ta dorëzuar meçin në rundin e shtatë, raporton Gazeta Express.

    Babai i Furyt, John, nuk ishte në gjendje të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara prandaj meçin e shikoi nga shtëpia.

    Por i biri i tij tashmë kampion, këmbënguli për të gjetur kohë për të biseduar me babanë e vet pas triumfit madhështor.

    Pak para se Fury të fliste për media, televizioni iFL e kapi atë duke biseduar me krenari me babanë e vet: “Të gjithë po mendonin çfarë do të bëjë ai me 123 kilogramë. Sonte isha 122 kilogramë. I qëndrueshëm”.

    “Dëgjova baba, sonte isha shumë i fortë për të. Isha 18 kilogramë më i rëndë se ai”, shtoi ai.

    Duke folur për ndërprerjen e meçit nga ekipi i Wilder, Fury u dëgjua duke i thënë babait të vet: “Po, ata bënë mirë. Dëgjo, do ta kisha lënduar. Ia çava veshin, gjaku po i rridhte nga veshi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!