×
  • Sport
  • Sport

    Ter Stegen bën heroin, Barcelona fiton dramën e penaltive dhe kualifikohet në finale

    Reporteri
    13 Janar 2021 | 23:48

    Skuadra e Barcelonës falë penalltive kualifikohet në finalen e Superkupës së Spanjës. Barcelona fiton me penallti me rezultat 3:2 ndaj Sociedadit.


    Ndeshja në kohën e rregullt përfundon 1:1 me Sociedadin, që u zhvillua në Cordoba, por as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk ka pasur ndryshim rezultati.

    De Jong në minutën e 39-të shënon për Barcelonën, por në pjesën e dytë në minutën e 51-të, Oyarzabal nga penalltia u tregua i saktë dhe barazon rezultatin 1:1. Në minutën e 103-të, Adnan Januzaj futet në lojë dhe bëri paraqitje të mirë për Sociedadin.

    Barcelona u paraqit pa Lionel Messi, i cili mungoi për shkak të lëndimit.

    Penalltitë, për Sociedadin shënuan Merino, Januzaj, ndërsa dështuan Jon, Oyarzabal, Willian Jose dhe për Barcelonën realizuan Dembele, Pjaniç, Puig, kurse dështuan de Jong, Griezmann. Barcelona në finale do ta pret fituesin e takimit Real Madrid – Athletic Bilbao.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!