×
  • Sport
  • Sport

    Tha se janë mashtrues dhe hajna, Federata dënon rëndë Agim Canën

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 16:46

    Agim Cana është dënuar sot nga Federata e Futbollit të Kosovës për shkak të akuzave dhe fyerjeve në drejtim të gjyqtarëve dhe vet Federatës.


    Presidenti i klubit të Vëllaznimit, pas përfundimit të ndeshjes Trepça 89 – Vëllaznimi, i kishte quajtur mashtrues njerëzit e Federatës. Ai kishte thënë se brenda saj ka korrupsionm madje i kishte ftuar edhe mediat brenda zhveshtores, shkruan Reporteri.net

    Ky është njoftimi i Federatës:
    DENOHET; me ndalesë të kryerjes së funksionit zyrtar në klub, në kohëzgjatje për; 6 (gjashtë) muaj për të gjitha ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

    AGIM CANA; kryetar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për shkelje të kodit të etikës sportive, ku pas përfundimit të ndeshjes përcaktuese për IPKO-SUPERLIGË , kategoria e seniorëvë; TREPÇA ‘89 – VËLLAZNIMI, e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, fton mediat në zhveshtoret e KF “Vëllaznimi“ nga Gjakova, prononcohet duke thënë deklarata ofenduese, fyese dhe të pa bazuara për futbollin e Kosovës, në prezencë të futbollistëve dhe mediave. Ky veprim i tillë është në kundërshtim me kodin e etikës sportive. Bazuar në raportet zyrtare si dhe incizimet televizive, konform Rregullores disiplinore neni 59 paragrafi 1 pika 2 (shpifje dhe përhapje e të pavërtetave).

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!