×
  • Sport
  • Sport

    Thiago Silva: Haaland është i pabesueshëm, shpresojë të mos shënojë ndaj PSG-së

    Reporteri
    16 Shkurt 2020 | 10:45

    Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thiago Silva ka këmbëngulur që ai dhe shokët e tij të skuadrës nuk kanë frikë të përballen me sulmuesin më në formë që ka Dortmundi, Erling Haaland.


    Silva e ka lavdëruar adoleshentin për formën që po kalon.

    Dormtund dhe PSG do të takohen të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

    “Ai shënon shumë gola,” tha Silva për RMC Sport.

    “Nëntë gola në gjashtë ndeshje, është e pabesueshme. Shpresoj që ne do të jemi në gjendje të jemi të kujdesshëm dhe ai nuk do të shënojë kundër nesh. Por për ne është e mrekullueshme të luash kundër një lojtari si ai, veçanërisht pasi ai sapo filloi karrierën e tij. Ai është shumë i motivuar, por kështu jemi edhe ne”.

    “Ne nuk kemi frikë, por kemi shumë respekt për ekipin kundërshtar”, përfundoi Thiago Silva.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!