×
  • Sport
  • Sport

    Tifo për Kosovën apo Maqedoninë e Veriut? Flet Ali Ahmeti

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 17:33

    Kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti, nuk ka treguar konkretisht se për kë bën tifo sonte, për Kosovën apo Maqedoninë e Veriut, në ndeshjen e rëndësishme në futboll që luhet sonte në Shkup.


    Në pyetjen se nëse do të ishte në stadium sonte për kë do të bënte tifo, Ahmeti i është shmangur përzgjedhjes.

    “A bëjmë kompromise. A thash që do të jem i përmbajtur”, tha kryetari i BDI’së në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të rëndësishme në histori.

    “Dardanët” do të përballen me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve në Shkup.

    Ndeshja luhet nga ora 20:45. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!