Tifozët e Arsenalit si grajzit: Pas Xhakës, tani sulmojnë superyllin tjetër të skuadrës

Tek Arsenali nuk ka qetësi. Lojtarët e klubin anglez janë vënë të gjithë nën shënjestrën e tifozëve “topçinjë”.


Pas Granit Xhakës, lojtari tjetër i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang ka rënë “pre” e irritimeve të fansave të klubit londinez.

Këta të fundit përfitojnë nga një ndalesë e makinës së futbollistit nga Gaboni në semafor për të shprehur të gjithë zemërimin e tyre për rezultatet.

Ndërkohë që një prej tyre thekson se ka njerëz që paguajnë 1800 funte bileta në sezon për të parë nga afër ekipin.

“2000 funte në vit për të parë budallaqet tuaja”, i ka thënë tifozi superyllit të Arsenalit.

Në këtë moment, Aubameyangut i vjen në ndihmë “drita jeshile” e semaforit dhe lojtari nga Gaboni niset me shpejtësi, për të shmangur një agravim edhe më të madh të situatës./Reporteri.net/