×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Liverpoolit emërohen më të bukurit në Premierligë, kjo është lista e plotë

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 17:36

    Liverpooli mund të mos ketë e mbyllur sezonin e kaluar të Premierligës si lider i tabelës, mirëpo tifozët e klubit dolën të parët në një anketë tjetër.


    Free Super Tips e bëri një anketë për t’i gjetur tifozët më të bukur në Premierligë, dhe më së shumti vota (26 për qind) morën tifozët e Liverpoolit.

    Përderisa, në anën tjetër të tabelës, me vetëm një për qind të votave, përfunduan tifozët e Southamptonit.

    Anketa gjithashtu zbuloi se 55 për qind të tifozëve të një klubi të Premierligës do të flinin me një tifoz apo tifoze të një klubi rival.

    “Anketa e tregon sjelljen interesante të tifozëve të futbollit ndaj tifozëve të klubeve të tjera. Tifozët kanë perceptim më negativ për tifozët e klubeve të top gjashtëshes të Anglisë, kështu që është e jashtëzakonshme që shumica e tyre do të donin të flinin me një tifoz rival”, ka thënë Jake Apperley, zëdhënës për Free Super Tips.

    Chelsea, me 20 për qind, renditet i dyti në këtë listë, përcjellë nga Manchester Unitedi (18 për qind), Arsenali (17 për qind) dhe Burnley (10 për qind).

    Tabela e plotë:

    1. Liverpool 26%

    2. Chelsea 20%

    3. Manchester United 18%

    4. Arsenal 17%

    5. Burnley 10%

    6. Tottenham Hotspur 9%

    7. Brighton Hove and Albion 8%

    8. Manchester City 8%

    9. Aston Villa 7%

    10. Newcastle United 7%

    11. Crystal Palace 6%

    12. Everton 6%

    13. Bournemouth 5%

    14. Leicester City 4%

    15. Norwich City 3%

    16. West Ham United 3%

    17. Wolverhampton Wanderers 3%

    18. Watford 2%

    19. Sheffield United 2%

    20. Southampton 1%

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!