Situata me ekipin e futbollit të Lirisë nuk është aspak e mirë pas kthimit në Superligë për shkak të rezultateve të dobëta.
Humbja turpëruese 4-0 në shtëpi nga Gjilani, ka nxitur tifozët Arpagjikët të revoltohen ndaj lojtarëve duke iu kërkuar ti zhveshin fanellat.
Këtij reagimi të tyre i është bashkuar edhe afaristi i njohur prizrenas, Shkodran Kryezi që financon futbollin vendas.
“Si tifoz dhe qytetar i Prizrenit, plotësisht e ndaj shqetësimin dhe revoltimin e tifo-grupit “Arpaxhikët” rreth situatës me Lirinë. Por para se të kritikohen lojtarët, është koha e dhënies së përgjegjësisë nga menaxhmenti dhe drejtuesit e klubit që po e fundosin shpresën e fundit të prizrenasve. I bashkohem thirrjes për dhënie të llogarisë. Liria meriton më shumë 🙏” – ka shkruar ai në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.