×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët shqiptarë të Arsenalit komentojnë gjestin e Xhakës, tregojnë se çka duhet të bëjë tani klubi

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 21:55

    Arsenali sot barazoi 2-2 me Crystal Palace, derisa në qendër të vëmendjes është Granit Xhaka, i cili bëri një gjest që nuk i ka hije një kapiteni


    Mesfushori nga Prishtina në momentin që u zëvendësua nga Unai Emery u vërshëllye nga tifozët e Arsenalit, derisa ky ia ktheu ashpër duke i thënë q*nu, shkruan Reporteri.net

    Ky gjest nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të Arsenalit, të cilët nuk duan ta shohin më Xhakën si kapiten të skuadrës.

    Madje, edhe tifozët shqiptarë të Arsenalit nuk dëshirojnë më ta shohin Xhakën duke luajtur për skuadrën e tyre të zemrës.


    “Një kapiten si ky që heq fanellën, e gjuan. Heq shiritin dhe e gjuan. U drejtohet fishkëllimave me f*ck off, nuk meriton asnjë minutë të luaj për këtë klub,” shkruan faqja Fansat e Arsenalit.

    Ndryshe, Emery ka paralajmëruar se do të flas me Xhakën për veprimin që e ka bërë dhe ekzistojnë mundësitë që atij t’i hiqet shiriti i kapitenit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!