×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët votojnë për boksierin më të mirë në peshat e rënda, befasojnë rezultatet

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 11:47

    BT Sport ka hedhur në kanalin Youtube një anketë për të votuar për boksierin më të mirë në botë në kategorinë e rëndë.


    Në këtë anketë ishin të përfshirë katër boksierë: Anthony Joshua, Tyson Fury, Deontay wilder dhe Andy Ruiz, shkruan Reporteri.net

    Pas publikimit të rezultateve printe bindshëm një boksier me 74 % të votave, që ishte befasi e madhe.

    E ai boksier ishte Tyson Fury, i cili si duket edhe në sytë e tifozëve është më i miri i momentit.

    Amerikani Wilder mori 12 % të votave, ndërsa britaniku Anthony Joshua u rendit i treti me 8 % të votave, duke lënë kështu në fund meksikanin Andy Ruiz me vetëm 6 % të totalit të votave.

    Kujtojmë që Joshua dhe Ruiz do të përballen përsëri në një rimeç ku Joshua synon t’i rikthejë titujt botërorë në kategorinë e rëndë.

    Edhe në anën tjetër Wilder dhe Fury do të përballen në vitin 2020, por nuk përjashtohet mundëisa që meçi të ndodh më herët./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!