×
  • Sport
  • Sport

    Tifozi kosovar i Juventusit pro Superligës Evropiane, tregon arsyet pse

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 13:22

    Tifozi kosovar i skuadrës italiane, Juventus, Dardan Hasku është shprehur pro krijimit të Superligës Evropiane.


    Ai ka renditur disa arsye pse e përkrahë krijimin e kësaj lige.

    Statusi i tij i plotë:

    Si ni tifoz fanatik i Juves, sidomos nifar periudhe, s’ka pasë lajm rreth klubit qe ka mujt me m’ik.

    Fati e deshi qe po ne qat periudhe, Presidenti i klubit, Andrea Agnelli me u marre ma se shumti me idene e Superliges Evropiane, bile si ideatori kryesor, e qe rrjedhimisht une me u informu jo pak rreth kesaj ideje nder vite.

    Per mi ra ma shkurt, sa here qe e ka arsyetu kete ide Agnelli, per baze i ka marre sportet e ligat amerikane: Me shume ma pak tifoze se futbolli worldwide, kane arrite me gjeneru shumefish ma shume te ardhura. Pra, shumefish ma shume se sa vet Liga e Kampioneve – qe eshte gara me prestigjioze ne bote e ketij sporti, lere mo se sa ligat shteterore. E tash per me mberri kete gje futbolli, menyra e vetme eshte me e bo ni lige edhe me i qite ekipet ma te njohura ne bote te ketij sporti – jo domosdoshmerisht me te mirat aktualisht, por ato qe kane nje fanbase te madh te krijuar nder vite.

    Qe dmth, maksimalizimi i brendit te futbollit dhe fitimit nuk arrihet kur nga 50 lojet e vitit Juventusi takohet maksimum 10 here me nje nga brendet e njohura boterore e ne 40 heret tjera luan me Beneventon, Spalin etj ose Reali me Elchen e Celta Vigon ose Liverpooli me Brightonin e Burnleyn, po kur ne te pakten 30 lojet gjate vitit keto ekipe te medha ndeshen mes vete.

    Edhe une me ju kallxu drejte ma me qef e kqyri cdo jave Juventusin kunder Realit, Barces, Manches etj se sa kunder Pescaras e Crotones.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!