×
  • Sport
  • Sport

    Tjetër sukses për xhudistët kosovarë: Loriana Kuka e pesta në Grand Slamin e Abu Dhabit – kaq pikë Olimpike fitoi ajo

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 16:37

    Loriana Kuka e ka zënë vendin e pestë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.


    Xhudistja kosovare doli e pesta në kategorinë e peshave deri në 72 kilogramë, pasi nuk arriti të mposhtë francezen Madeleine Malonga, në luftën për medaljen e bronztë përmes repesazhit.

    Loriana fitoi tri luftëra, ndërsa u mund në gjysmëfinale nga Klara Apotekar e Sllovenisë.
    Medalistja e bronztë? botërore? Tokio 2019, shtoi 360 pikë Olimpike në konton e saj për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

    Ekipi i xhudos do të kthehet nga Abu Dhabi me medaljen e artë të Majlinda Kelmendit, në kategorinë deri në 42 kilogramë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!