×
  • Sport
  • Sport

    Topalli ia sheh sherrin penaltisë së humbur kundër Galatasarayt

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 16:18

    Jetmir Topalli për të dytën ndeshje me radhë ka qëndruar në bankë rezervë pa u aktivizuar fare në ndeshje të Malatyaspor


    Yeni Malatyasport sot mposhti Hataysporin me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Turqisë, shkruan Reporteri.net

    Në këtë takim futbollisti kosovar, Jetmir Topalli qëndroi në bankë rezervë për 90 minuta.

    Topalli para disa javësh humbi penaltinë vendimtare në ndeshjen kundër Galtasarayt dhe nga ajo ndeshje ylli i Kosovës nuk është aktivizuar te Malatyaspor.

    Për ish-futbollistin e Ballkanit kjo është ndeshja e tretë me radhë në Superligën e Turqisë që nuk aktivizohet fare për asnjë minut.

    Ndryshe, Topalli ka shënuar vetëm 1 gol deri tani në kampionatin e Turqisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!