×
  • Sport
  • Sport

    Torino pritet ta shkarkojë trajnerin

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 15:50

    Barazimi pa gola ndaj Spezias pasditen e djeshme ka rezultuar fatal për trajnerin Marco Giampaolo, i cili do të shkarkohet nga stoli i Torinos, pas thuajse 18 javësh në krye, kohë në të cilën regjistroi rezultate shumë negative.


    Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, të cilat sigurojnë se presidenti Urbano Cairo ka vendosur të shkarkojë Giampaolon dhe se pritet vetëm komunikata zyrtare e klubit torinez.

    Skuadra “granata’ luajti për thuajse gjithë ndeshjen me një lojtar më tepër ndaj Spezias, por sërish nuk ia doli të fitojë, ndërsa pas 18 javësh pozicionohet në vendin e 18 dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

    Marco Giampaolo mori drejtimin e Torinos në verë dhe nënshkroi për dy sezone, por gjatë 18 javëve regjistroi vetëm dy fitore, 7 barazime dhe 9 humbje, ndërsa në mesjavë e eliminua edhe nga Kupa e Italisë.

    Sa i përket pasuesit të tij, në listën e presidentit Urbano Cairo ka disa emra, por favorit duket ish trajneri i Genoas, Davide Nicola, i cili në të shkuarën ka drejtuar edhe skuadra si Udinese, Bari e Livorno.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!