×
  • Sport
  • Sport

    Torres konfirmon pensionimin, i jep fund karrierës 18-vjeçare

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 9:46

    Fituesi i Kupës së Botës me Spanjës, sulmuesi Fernando Torres ka bërë të ditur se do të pensionohet nga karriera e tij si futbollist profesionist.


    Sulmuesi 35-vjeçar kishte luajtur në Atletico Madrid, Liverpool dhe Chelsea gjatë karrierës së tij 18-vjeçare, ndërsa aktualisht i mbron ngjyrat e Sagan Tosus në J1 League të Japonisë, transmeton Gazeta Express.

    Në mesin e 110 ndeshjeve të tij për Spanjën, Torres e shënoi golin e fitores në Kampionatin Evropian 2008 dhe shënoi edhe në fitoren e spanjollëve në po të njëjtën garë, katër vjet më vonë.

    “Pas 18 vjetëve emocionuese, koha ka ardhur që t’i japë fund karrierës time në futboll”, ka shkruar spanjolli në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter.

    https://twitter.com/Torres/status/1141934249362124801

    Torres tha se do ta mbajë një konferencë për shtyp në Tokyo të dielën për t’i sqaruar të gjitha detajet.

    Karriera e tij filloi me Atleticon, para se të transferohej për 20 milionë funte në Liverpool në vitin 2007, ku i shënoi 81 gola në 142 ndeshje të zhvilluara.

    Në vitin 2011, ai u transferua në Chelsea për 50 milionë funte, shumë kjo që në atë kohë e bëri atë lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit në Britaninë e Madhe.

    Edhe pse ai nuk arriti të kontribuojë me rekord po aq mbresëlënës sa me Liverpoolin në Stamford Bridge, ai ishte pjesë e skuadrës fituese të Ligës së Kampionëve të Chelseat, në vitin 2012.

    Ai e ka fituar gjithashtu edhe titullin e FA Cup dhe shënoi në fitoren e tyre me rezultat 2:1 kundër Benficas në finalen e Ligës së Evropës në vitin 2013.

    Pas 45 golave të shënuar në 172 ndeshje me Chelsean dhe një periudhë katër-mujore i huazuar në Milan, ai u kthye në Atletico Madrid afër fundit të vitit 2014.

    Ai ishte në skuadrës humbëse të Ligës së Kampionëve të vitit 2016, ku u përballën Real Madridi dhe Atletico Madridi. Megjithatë, e fitoi për herë të dytë titullin e Ligës së Evropës në vitin 2018, në paraqitjen e tij të fundit para transferimit në Japoni.

    Torres, i cili është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Kombëtares së Spanjës, luajti në gjashtë gara të mëdha ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe triumfin në Kupën e Botës së vitit 2010.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!