×
  • Sport
  • Sport

    Tottenhami e Evertoni në garë për Kondogbian

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 21:28

    Tottenhami e Evertoni po garojnë për transferimin e mesfushorit të Valencias, Geoffrey Kondogbia, shkruan “Sky Sports” të dielën.


    Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho është duke kërkuar të përforcojë mesfushën në verë dhe e sheh Kondogbian si opsion. Mirëpo, për Kondogbian po interesohet edhe Evertoni, transmeton koha.net.

    Kondogbia u transferua te Valencia në verën e vitit 2018 për 22 milionë euro. Këtë edicion ka luajtur në 24 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar dy gola.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!