×
  • Sport
  • Sport

    Tottenhami merr vendim për të ardhmen e Dele Allit

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 12:18

    Klubi anglez, Tottenham Hotspur thuhet se ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen afatshkurtër të mesfushorit Dele Alli.


    Mesfushori anglez është duke rënë në hierarkinë e zgjedhjeve të trajnerit  Jose Mourinho.

    Alli rrallë ka filluar ndeshjet në Ligës Premier si titullar, ndërsa koha më e shpeshtë ka ardhur nga ndeshjet e Ligës së Evropës.

    Kjo situatë ka bërë që drejtuesit e klubit, por edhe vet lojtari të kërkojnë një zgjidhje.

    Sipas mediumit Football Insider, 24-vjeçari nuk është në shitje në afatin kalimtar të janarit.

    Sidoqoftë, kryetari i klubit Daniel Levy është i gatshëm të dëgjojë ofertat e huazimit, në varësi të situatës së dëmtimeve në klub.

    Alli mund të marrë një huazim afatshkurtër për t’i dhënë atij kohën e lojës deri në Euro 2020 dhe afatin e verës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!