×
  • Sport
  • Sport

    Tottenhami synon ta blejë Balen

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 18:13
    LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 19: Tottenham Hotspur new signing Gareth Bale visits the Tottenham Hotspur Stadium on September 19, 2020 in London, England. (Photo by Tottenham Hotspur FC/Tottenham Hotspur FC via Getty Images)

    Ylli uellsian aktualisht është i huazuar në Londër, por Spurs duan ta mbajnë lojtarin e Real Madridit. Gareth Bale ishte huazuar gjatë verës së kaluar nga Real Madridi në Tottenham.


    Ylli uellsian hasi në vështirësi në fillim të eksperiencës së tij të dytë në Londër.

    Mirëpo, mediumi britanik “Express” raporton se tash përfaqësuesi uellsian i ka bindur drejtuesit e Spurs që ta blejnë përfundimisht kartonin e tij.

    Reali nga ana e tij do ta mirëpriste shitjen e 31 vjeçarit, përcjell Gazeta Express.

    Kjo për faktin se ata do të bënin sadopak para në tentimin e tyre për ta transferuar Kylian Mbappen gjatë verës që vjen.

    Edhe Bale ndihet rehat në Tottenham, ekip në të cilin është formuar si futbollist.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!