×
  • Sport
  • Sport

    Tradhti e organizuar, Suarez e Messi injorojnë keq Griezmannin

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 16:33

    Antoine Griezmann nuk është duke kaluar momente edhe aq të mira te Barcelona


    Sulmuesi francez u transferua te Barcelona në verën që lamë pas, ndërsa deri tani ka shënuar 6 gola në 14 paraqitje, shkruan Reporteri.net

    Por, ajo që e kanë vërjetur fansat e futbollit është se ai po injorohet nga Messi dhe Suarez, të cilët nuk po ia pasojnë topin ish-sulmuesit të Atleticos.

    Barcelona mbrëmë mposhti 5-1 Valladolidin në shtëpi dhe në disa raste dyshja Suarez e Messi kishin mundësi të pasonin te Griezmann, por nuk e bën një gjë të tillë.

    Dhe tani janë fansat e futbollit që në Twitter kanë bërë postime të ndryshme ku shihen rastet në të cilat Griezmann u injorua nga shokët e tij të skuadrës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!