Tragjike: Koronavirusi i merr jetën futbollistit shqiptar, ai u martua pak muaj më parë

Andre Ljuljovic është shqiptaro-amerikani, që ka humbur jetën nga koronavisuri në SHBA.


Djalë emigrantësh shqiptarë, ai ishte i ri në moshë dhe jo më larg se tetori i vitit të kaluar kishte bërë dasmën për t’u martuar me Janet Gazivoda.

Lajmi i botuar në gazetën “Illyria” në New York, shënon jo vetëm rastin e parë të vdekjes në komunitet po edhe një shembull se sëmundja nga ky virus po godet edhe mosha të reja.

Përveç familjarëve dhe miqve, Andre po vajtohet nga mbarë komuniteti i shkollës së mesme, në Archbishop Stepinac, në White Plains, ku e kanë njohur si nxënës e si atlet të fuqishëm në ekipin e futbollit amerikan të shkollës.

Shumë miq të tij janë shokuar nga humbja e papritur dhe po e kujtojnë në rrjetet sociale në internet.

Westchester, zona ku ndodhet White Plains, ka qenë një nga vatrat e para kryesore të përhapjes së koronavirusit, në New York.