Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Alain Giresse, ka publikuar së fundmi një video ku shihet duke dëgjuar këngë kushtuar Adem Jasharit.

Trajneri francez po e dëgjonte këngën e Shkurte Fejzës “Mora fjalë”, këngë këtë që dukej se po e shijonte goxha.

 

Giresse mori rolin si trajner i Kosovës në shkurt të vitit të kaluar.