×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Arsenalit infektohet me koronavirus

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 23:34

    Skuadra e Arsenalit ka bërë të ditur që trajneri i tyre, Mikel Arteta ka dalur pozitiv me koronavirus, pas testeve që i janë bërë këtë mbrëmje.


    Po ashtu edhe personeli që kishte kontakt me trajnerin do të izolohet duke u bazuar në udhëzimet e qeverisë.

    Njerëzit të cilët kanë pasur kontakt me të po besohet që është skuadra e plotë e ekipit të parë përfshirë edhe stafin stërvitor, po ashtu edhe një numër i vogël nga akademia “Hale End”.

    Klubi ka bërë të ditur që nuk do të jenë në gjendje t’i luajnë ndeshjet e planifikuara.

    Kurse tani janë duke punuar për ta konfirmuar se kush kishte kontakt me trajnerin e Arsenal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!