×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Brightonit për Andi Zeqirin: Ka personalitet fantastik, të gjithë e duan në stërvitje

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 18:48

    Trajneri i Brightonit, Graham Potter nuk ka pasur asgjë tjetër veç lavdatave për transferimin e ri të klubit, Andi Zeqirin.


    Kosovari u transferua nga Super Liga Zvicërane, saktësisht nga Lausanne, për katër milionë euro me një kontratë katër-vjeçare.

    21-vjeçari ka 11 gola në 11 paraqitje për Kombëtaren U21 të Zvicrës, teksa startoi për skuadrën nga Premier League në ndeshjen e sotme kundër Blackpoolit.

    Dhe, trajneri Potter, potencoi para ndeshjes se ai ka qenë shembullor që prej transferimit disa muaj më parë.

    ”Personaliteti i tij është fantastik, lojtarët e pëlqejnë shumë, ne e pëlqejmë shumë,” u shpreh fillimisht ai.

    ”Ai sjellë entuziazëm në stërvitje, sjellë kënaqësi kur vjen në punë sepse dëshiron të përmirësohet, dëshiron ta ndihmojë skuadrën, dëshiron të luftojë për skuadrën.

    ”Është djalosh i ri me ambicie por është lojtar skuadre.

    ”Nuk është e lehtë sepse ka pasur probleme me gjuhën, por ka punuar shumë në atë aspekt.

    ”Pastaj natyrisht ti duhet të adaptohesh me Premier Leaguen, që është dallim i madh me atë që jeni mësuar, por ai e ka marrë me entuziazëm dhe personalitet, kështu që jemi shumë të lumtur.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!