×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Brightonit refuzon ta komentojë transferimin e mundshëm të Andi Zeqirit

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 9:38

    Trajneri i Brighton & Hove Albion, Graham Potter, ka refuzuar t’i komentojë spekulimet se dëshiron një sulmues në skuadër.


    Futbollisti shqiptar, Andi Zeqiri, është lidhur shumë me klubin anglez në javët e fundit dhe thuhet se është në prag të nënshkrimit.

    Ndërsa në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Manchester Unitedit, trajneri i Brightonit është pyetur për sulmuesin e FC Lausanne-Sport.

    “Në këtë periudhë të vitit ka shumë spekulime, shumë fjalë, por derisa lojtarët të jenë këtu, derisa të jenë lojtarë të Brightonit, mua nuk më pëlqen të flas për askënd që nuk është njëri prej nesh”.

    “Ai (Andi Zeqiri) nuk është (lojtar i yni), prandaj më vjen keq, nuk kam koment”, ka deklaruar Potter.

    Klubi italian, Parma, është përmendur si një tjetër destinacion i Zeqirit, mirëpo thuhet se Brightoni e udhëheq garën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!