×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Deontay Wilder jep një arsye të çuditshme për humbjen ndaj Tyson Fury

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 16:27

    Trajneri Deontay Wilder ka pretenduar që prezantimi me atë veshje në ring mund të kishin ndikuar në humbjen e boksierit të tij ndaj Tyson Fury.


    Wilder pësoi humbjen e parë në karrierën e tij ndaj Fury natën e kaluar, ku “Gipsy King” e rrëzoi atë dy herë në tokë, shkruan Reporteri.net.

    ‘Bomberit të Bronzit’ i mungonte fuqia e tij e zakonshme dhe trajneri, Jay Deas ka treguar se kostumi i madh i hekurt i veshura në ring mund të ketë pasur një ndikim negativ.

    “Derisa ta shoh videon është e vështirë për mua të them saktësisht se çfarë ndodhi.

    “Unë nuk jam i sigurt … këmbët e tij nuk më dukeshin mirë. Nuk mendoja se këmbët e tij dukeshin sikur gjithmonë.

    “E di që ai erdhi në ring dhe veshja ishte shumë e rëndë”.

    “Unë nuk e di nëse kjo ishte diçka që ka ndikuar. Unë nuk i di të gjitha përgjigjet ende por pasi të shoh videon do të tregojë më shumë”, tha trajneri i Wilder./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!