×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i njohur bënë një kërkesë të çuditshme në FIFA pas vdekjes së Maradonës

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 10:21

    Andres Villas-Boas ka thënë se duhet të pensionohet numri 10 nga të gjitha ekipet e futbollit


    Trajneri i Marseille këtë gjë e tha mbrëmë pas ndeshjes me Porton, të cilën skuadra e tij e humbi me rezultat 2-0, shkruan Reporteri.net

    “Unë do të doja që FIFA ta pensiononte numrin 10 në të gjitha kompeticionet, për të gjitha skuadrat. Do të ishte homazhi më i mirë që do të mund ta bënim për të. Ai është një humbje e madhe për botën e futbollit,” ka thënë Villas Boas.

    Pensionimi i numrit 10 tek të gjitha klubet do të ishte paksa e çuditshme, pasi është një numë që shumica e fëmijëve ëndërrojnë ta veshin. E natyrishme do të ishte sikur 10-shi të pensionohej te Argjentina si dhe Napoli, aty ku Maradona kaloi vitet më të mira në karrierë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!