×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Portugalisë i reagon ashpër Sarrit në lidhje me një lëndim të Ronaldos

    Reporteri
    15 Nëntor 2019 | 13:11

    Sipas trajnerit të Portugalisë, Santos, Cristiano Ronaldo nuk ka as një shqetësime për lëndimin, pavarësisht pretendimit të Juventusit se ai po ndjen dhimbje.


    Trajneri i Portugalisë i ka reaguar ashpër Maurizio Sarrit, pasi menaxheri i Juves pretendoi se Ronaldo kishte një dëmtim në këmbë, përcjellë Reporteri.net.

    Por sulmuesi dukej se ishte në gjendje të përsosur kur shënoi hat-trick për vendin e tij.

    Pas ndeshjes, Santos tha se Ronaldo ishte absolutisht mirë, megjithë shqetësimet për dëmtimin.

    “Nuk gjej asgjë të çuditshme,” tha ai, pasi Portugalia mposhti Lituaninë 6-0.

    “Kishte shumë zhurmë rreth Cristianos . Kam lexuar në media, ku thonë se ai ishte zemëruar.

    “E kam thënë tashmë, që Cristiano ishte mirë. Nuk u çudita aspak. Për Ronaldon nuk ka fjalë”, përfundoi Snatos./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!