×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Werderit tregon nëse Rashica do të luajë si startues kundër Hertha Berlinit

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 14:52

    Werder Bremen ndeshjen e radhës në Bundesliga e luan në udhëtim te Hertha e Berlinit


    Florian Kohfeldt ka bërë të ditur se Milot Rashica këtë ndeshje mund ta fillojë si startues, shkruan Reporteri.net

    Kohfeldt e ka përgëzuar yllin kosovar, i cili i ka lënë atij një përshtypje shumë të mirë kohëve të fundit.

    Rashica nesër mund të jetë titullar, por nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë, atëherë nga ndeshja me Schalken pritet të jetë një startues i padiskutueshëm.

    “Rashica ka shumë energji dhe shkathtësi dhe ai ka bërë një përshtypje të shkëlqyeshme kohët e fundit si në ndeshjen e së martës ashtu edhe në stërvitje. Ai ka mundësi për të filluar në ndeshjen e nesërme, dhe patjetër do të jetë i aftë të fillojë kundër Schalkes”, ka thënë trajneri i Werder Bremen. /Repoteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!