Trajneri kosovar – Këto janë ushtrimet që duhet t’i bëjnë futbollistët në shtëpi

Përhapja e Koronavirusit në Kosovë ka bërë që institucionet tona të pezullojnë të gjitha aktivitetet sportive.


Mirëpo sportistët e sidomos futbollistët për të mos rënë nga forma duhet që të vazhdojnë ushtrimet e tyre edhe në këso kushte, shkruan KosovaPress.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Fetah Veliu tash e ca kohë është duke bërë publikimin e programeve të ndryshme stërvitore, që sportistët duhet ta ndjekin gjatë izolimit të tyre në shtëpi.

Veliu nëpërmjet rrjetit social “Facebook” ka publikuar edhe disa video ku shihet duke praktikuar ushtrimet të cilat mund të aplikohen në kushte të improvizuara apo në ambientet shtëpiake.

Ja postimi i tij: