×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri pëson sulm në zemër në stol, zgjohet dhe pyet: “Cili është rezultati i lojës?”

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 11:32

    Trajneri i Dinamo Bukureshtit, Eugen Neagoe, pësoi sulm në zemër derisa po qëndronte në bankë në humbjen e skuadrës së tij ndaj Craiova të dielën, por gjëja e parë që ai e kishte thënë pasi ishte zgjuar, ishte “cili është rezultati i ndeshjes?”


    Ai u mor nga një ambulanca në fushën e lojës dhe u dërgua urgjentisht në spitalin më të afërt.

    51-vjeçari i tejkaloi momentet kritike dhe komunikoi me të tjerët në spital, sipas mediave lokale.

    Fjalët e para që trajneri ua kishte thënë doktorëve në spital ishin, “cili është rezultati i ndeshjes?”.

    I tërë ekipi i Dinamos pritet ta vizitojë atë në spital, tani pasi ai është në gjendje stabile dhe i është kthyer vëmendja e plotë.

    Një doktor në spitalin Floreasca foli për media për gjendjen e trajnerit.

    “Ai është në gjendje stabile dhe po monitorohet. Nuk mund t’ju them se çfarë ndodhi në ambulancë. Ai u soll këtu i vëmendshëm dhe në gjendje stabile sa i përket funksioneve vitale”, shtoi ai.

    Neagoe pësoi sulm në minutën e 25-të të ndeshjes, e cila pas largimit të tij në drejtim të spitalit vazhdoi dhe Dinamo humbi 2:0.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!