×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri serb shkarkohet nga Slovan Bratislava pasi braktisi lojën ndaj Feronikelit

    Reporteri
    27 Korrik 2019 | 13:18

    Slovan Bratislava ka shkarkuar dy trajnerët, Vladimir Radenkoviq dhe trajnerin fizik Srdjan Zirojeviq, të cilët nuk u paraqitën në ndeshjen ndaj Feronikelit me kërkesë të qeverisë serbe.


    “Dëshirojmë t’i falënderojmë trajnerin Vladimir Radenkoviq dhe trajnerin e fitnesit Srdjan Zirojeviq për shërbimet e tyre për klubin Slovan dhe t’iu urojmë atyre gjithë të mirat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Bratislavës.

    Klubi sllovak fitoi ndeshjen e parë ndaj Feronikelit me rezultat 2:1, ndërsa javën e ardhshme do të luhet edhe ndeshja kthyese në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Drejtuesit e klubit kanë njoftuar se tani janë në kërkim të një trajneri të ri, por skuadrën tani për tani do ta drejtojë ndihmës-trajneri Jan Kozak, i cili ishte në stol edhe në ndeshjen e parë ndaj Niklit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!