×
  • Sport
  • Sport

    Trepça ’89 befasohet në shtëpi nga Vushtrria, tani mbijetesa bëhet edhe më e vështirë

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 19:35

    Vushtrria ka shkaktuar një tjetër befasi, teksa tani ka ndalur në barazim 1-1 Trepçën ’89.


    Skuadra e rënë tanimë nga liga pasi ndali Flamurtarin javën e kaluar 2-2 tani ka befasuar ‘Minatorët’ në ‘Riza Lushta’.

    Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0, ku vendasit dominuan.

    Në pjesën e dytë vushtrriasit kanë befasuar të gjithë në stadium, teksa në minutën e 78-të kanë kaluar në epërsi.

    Futbollisti më i mirë i Vushtrrisë, Drilon Fazliu depërtoi bukur në zonë dhe me një goditje të saktë kaloi skuadrën e tij në epërsi.

    89-shi u vërsul në sulm teksa golin e barazimit e arriti në minutën e 97-të kur shënoi Arb Manaj për 1-1.

    Kësisoj Trepça ’89 me këtë barazim ka bërë një hap mbrapa në luftën për mbijetesë, teksa Vushtrria edhe njëherë arriti të befasoj këtë edicion.

    Pas këtij barazimi Trepça ’89 mbetet në vendin e nëntë në tabelë, por tani me 35 pikë të tubuara.

    Në anën tjetër Vushtrria vazhdon të mbetet në pozitën e parafundit në tabelë me 18 pikë pas 29 takimeve.

    Në ndeshjen e radhës Trepçën ’89 e pret një tjetër duel i lehtë pasi luan në udhëtim te Dukagjini, ndërsa Vushtrria në stadium të saj do t’i bëjë konak Ferizajt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!