×
  • Sport
  • Sport

    Tuchel: Werner është i zemëruar me rastin e humbur

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 10:11

    Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ka thënë se sulmuesi Timo Werner është i zemëruar me rastin e tij të humbur ndaj Real Madridit.


    Gjermani ishte para golit dhe prapë se prapë dështoi të shënonte në portën e Courtoisit, raporton lajmi.net.

    Tuchel pas ndeshjes tha lojtari është i zemëruar me rastin e humbur dhe që duhet të shënojë në ndeshjet e tjera.

    “Humb rast të madh te West Ham, tani humb sërish këtu, kjo nuk ndihmon. Por, gjithashtu nuk ndihmon duke qarë”.

    “Ka miliona njerëz që kanë gjëra më të vështira për të bërë se rasti i humbur. Gjëja e mirë për sportin është se askujt nuk i intereson nesër”.

    “Jemi të mërzitur, te zemëruar për momentin është normale. Ai është i zemëruar, i zhgënjyer, nesër ka ditë të lirë dhe pastaj duhet ta rregullojë”.

    “Është djalë profesionistë, punon shumë, është në pozitat që duam. Asnjëherë nuk do ndalemi duke shtyrë, asnjëherë nuk do ndalemi se besuari”.

    “Kam ndjenjën se të gjithë e pranojnë situatën kësht. Për sulmues është lehtë, shënon në ndeshjen tjetër dhe askush nuk flet”, deklaroi ai.

    Ndeshja kthyese zhvillohet javën tjetër në “Stamford Bridge”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!