×
  • Sport
  • Sport

    Turpërohet Real Madridi: Shakhtar Donetsk ia jep 3 gola veç në pjesë të parë

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 19:42

    Real Madridi është duke humbur në shtëpi me rezultat 3-0 nga Shakhtar Dontestk pas vetëm 45 minutave lojë


    ‘Los Blancos’ nuk janë duke treguar asgjë, derisa po ndëshkohen nga ukrainasit në ndeshjen e cila është e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    Tete shënoi golin e parë në minutën e 29-të, derisa epërsia e Shakhtarit u dyfishua me autogolin e Varanes në minutën e 33-të.

    Solomon në minutën e 42-të ngriti epërsinë e Shakhtarit në 3-0 dhe Realit tani i duhet shumë punë për t’u këndellur në pjesën e dytë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!