×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI I FUNDIT: Tyson Fury ka pranuar ofertën e TYSON për duelin e “ëndrrave”

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 17:44

    Siç raporton “The Sun”, thuhet se Tyson Fury ka pranuar ofertën e kampionit të botës në peshat e rënda Mike Tyson që të ndeshen së bashku.


    53-vjeçar Mik Tyson këtë ndeshje do ta zhvillojë për bamirësi, ku pritet të jenë një numër i madhë i adhuruesve të boksit në përkrahje të tij, përcjellë Reporteri.net

    Ndërkaq, për meçin e “ëndrrave” ka folur vet, Tyson Fury, ku tha se ka pranuar një telefonatë për të “luftuar” me Mike TYSON.

    “Po, kam pranuar një telefonatë për t’u ndeshur me Mik Tyson, dhe unë pyeta se çfarë?

    “Mu bë edhe një herë kjo pyetje. A jeni i gatshëm të “luftoni” me Mike Tyson? U hutova, po”, u shpreh fillimisht Fury.

    “Kush jam unë që të them ndonjë gjë, kur dikush është i aftë të ndeshet? Nuk do t’ia rrënoj ëndrrën e askujt”, u shpreh britaniku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!