×
  • Sport
  • Sport

    U akuzua se shkoi në ndeshje i infektuar me Covid-19, reagon trajneri

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 9:04

    Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, i ka quajtur “të shëmtuara dhe ofenduese” lajmet dhe debatin lidhur me infektimin e tij me virusin Covid-19.


    Gian Piero Gasperini e ka konfirmuar se ai kishte qenë duke vuajtur nga simptoma të ngjashme me grip kur Atalanta ishte përballur me Valencian në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve në mars. Më vonë ai kishte dalë pozitiv në testin për Covid-19, transmeton Gazeta Express.

    Valencia kishte reaguar me shumë zemërim ndaj këtij lajmi, pasi që edhe e lëshoi një deklaratë duke vënë në pikëpyetje vendimin e Gasperinit për të shkuar në ndeshje, që klubi italian e fitoi me rezultat 4:3, përkundër që kishte pasur simptoma të tilla.

    Megjithatë, Gasperini mendon se kjo temë është hiperbolizuar dhe ai ndihet i ofenduar nga spekulimet lidhur me veprimet e tij.

    “Është një debat tejet ofendues për mua. Unë e di se e kam respektuar protokollin, isha në karantinë si të gjithë të tjerët”, ka thënë Gasperini, në një intervistë të dhënë për Sky Italia.

    “Unë nuk bëra test specifik për Covid-19, por unë i bëra disa teste të tjera dhe e zbulova se isha infektuar edhe unë”.

    “Kisha dhimbje, por kurrë nuk pata probleme me ethe apo me mushkëri. Kur u largova nga Bergamo, ndihesha mirë. I pata disa probleme në mbrëmje dhe të nesërmen. Por, këto akuza janë ofenduese dhe të shëmtuara”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!