×
  • Sport
  • Sport

    Agim Cana jep dorëheqje nga posti i presidentit të Vëllaznimit pasi u dënua për 6 muaj nga FFK-ja

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 9:07

    Presidenti i Vëllaznimit, Agim Cana ka vendosur që të jap dorëheqje nga posti.


    Kreu i skuadrës gjakovare u denua javën e kaluar nga Federata e Futbollit të Kosovës me 6 muaj mos ushtrim të detyrës pas deklaratave të tij në zhveshtoret e këtij klubi, ku akuzonte se ndeshja ‘Trepça ’89 – Vëllaznimi’ ishte trukuar.

    Burime të Indeksonline brenda Vëllaznimit bëjnë të ditur që së bashku me Canën do të dorëhiqet një pjesë e madhe e kryesisë aktuale.

    Cana u emërua president i ‘kuq e zinjëve’ në janar të vitit 2018 dhe sivjet synimi kryesor i tij ishte kthimi i Vëllaznimit në Superligë.

    Por gjakovarët nuk arritën objektivin pasi humbën 4-2 në ndeshjen vendimtare të barazhit kundër Trepçës 89.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!